Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Maltë, 4 dite, €333

Shpërndaje

Datat e nisjes:
29 Prill – 536 euro / person
13 Maj – 333 euro / person
27 Maj – 448 euro / person

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Maltë. Nisja më 20.55 – Mbrritje në Maltë më 22.55. Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rabat, Ndalesë e shkurtër. Vazhdimi për në Mdina. Vizitë e Monumenteve: Mdina Gate, Rrugicat Mesjetare, Katedralja e St. Paul dhe Muzeu Katedrtales, Muret rrethuese Bastions, Palazzo Falson.

Opsionale: Hyrje në Katakombet St Paul në Rabat.
Opsionale: Hyrje në Katedralja St Paul dhe Muzeun në Mdina.
Opsionale: Hyrje në Palazzo Falson në Mdina.
Pasdite, vazhdon Udhëtimi për në Mosta ku ndodhet Kisha Mosta Dome.
Opsionale: Hyrje në Kishën Mosta Dome.
Vazhdon Udhëtimi për në Blue Grotte. Ndalesa për ta parë nga sipër.
Opsionale: Hyrje në Blue Grotte me varkë, nëse është e mundur nga koha.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Birgu -Vittoriosa, Ndalesë e shkurtër për të vizituar Kështjellën St Angelo, Palazzo Inquisitor, Kishën St Lawrence, Muzeun Detar, Rrugicat Mesjetare dhe Portin e Brigut.
Opsionale: Hyrje në Kështjellën St. Angelo.
Opsionale: Hyrje në Palazzo Inquisitor
Opsionale: Hyrje në Muzeun Detar.
Vazhdon Udhëtimi për në Senglea ku vizitohen Kopshtet Gardiola, Kisha Our Lady of Victories dhe Bregu dhe Porti.
Vazhdon Udhëtimi për në Cospicua, ku vizitohen: Fortifikimet e vjetra, Kisha Immaculate Conception, Dokyard Creek,
Vazhdon Udhëtimi për në Sliema. Shëtitje në shëtitoren buzë detit. Vazhdimi udhëtimit për në St. Julian’s, ku vizitohen: Paceville, Spinola Bay, Portomasa Marina, Spinola Palace, Balluta Bay dhe Kisha Balluta.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:
 Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Valletta: Barrakka Gardens, Sheshi i Republikës, Fortesa San Elmo, Katedralja St. John’s Co.

Opsionale: Hyrje në Fortesa San Elmo.

Opsionale: Hyrje në Katedralja St. John’s Co.
Transfertë për në Aeroportin e Maltës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 17:30 – Mbrritje në Tiranë në 19:10.

Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…