Datat e nisjes:
26 Tetor – 251 euro / person
Detajet e turit
Dita e Parë: Fluturimi nga Tirana për në Bazel. Nisja nga Tirana ne 5.50. Mbrritja në Bazel në orën 8.00. Pas mbërritjes, nisja drejt Mulhouse. Vizitë në qendrën historike të qytetit, ku shihen: Place de la Réunion, Bashkia historike, Tempulli Saint-Étienne dhe Place de la Bourse.Më pas, nisja drejt Colmar. Vizitë në një prej qyteteve më karakteristike të Alsasës. Shihen: lagjja Krutenau, e njohur si “Venecia e Vogël”, kanali Lauch, qendra historike, Kisha e Shën Martinit, Shtëpia Adolph, Maison des Têtes dhe rrugicat me shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe. Pas përfundimit të vizitës, nisja drejt Strasburgut. Sistemimi dhe fjetja në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë në Strasburg, qendra historike e të cilit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë vizitës shihen: Katedralja Notre-Dame e Strasburgut, Maison Kammerzell, Sheshi Gutenberg, lagjja karakteristike Petite France, kanalet e qytetit dhe Ponts Couverts. Në varësi të kohës në dispozicion, vizitë panoramike pranë Parlamentit Europian.Më pas, nisja për në Baden-Baden. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë në qytetin e njohur termal gjerman, të pozicionuar pranë Pyllit të Zi. Gjatë vizitës shihen: qendra historike, Lichtentaler Allee, Kurhaus dhe Kasinotë e Baden-Badenit, Teatri, Kisha Stiftskirche dhe Festspielhaus.
Transferimi për në Aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Baden Baden në orën 18.40. Mbërritja në Tiranë, në orën 20.45
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel dhe Baden -Baden – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani.
3. Akomodim në hotel për 1 natë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.












