Datat e nisjes:
3 Tetor – 365 euro / person
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 13.50 – Mbrritje në Vjenë më 15.30. Transfertë për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Rrugët Pedonale Graben dhe Kohlmarkt. Vazhdimi drejt Sheshit Michaelerplatz e më pas ne Sheshin Heldenplatz dhe Oborret Perandorake të Hofburg Palace
Opsionale: Ngjitje në Kullë të Katedrales St. Stepphen.
Opsionale: – Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon Vizita në Monumentet e Vienës, si: Schönbrunn Palace – Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Kisha Karlskirche, Belvedere Palace, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hundertwasserhaus – Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës,
Opsionale: – Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë në lagjen e Muzeumeve.
Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, – Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj.
Opsionale: Hyrje në Muzeun e Historisë së Artit
Pasdite shëtitje në Prater Park.
Opsionale: Atraksionet dhe Rrota Gjigande.
Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 09.30.- Mbrritje në Tiranë në 11.05.
Pagesa përfshin:
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
Nëse Fluturimi bëhet nga proshtina, ofrojmë dhe Transfertën me Autobus nga Tirana.
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.












