Datat e nisjes:
13 Qershor – 542 euro/personi
Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Venecie. Nisja më 06:50. Mbërritja në Venecie më 08:35. Nisja për në Verona. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e monumenteve kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Transfertë në hotel pranë Venecies. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco etj. Fjetje në hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në San Marino. Vizitë në San Marino: Kështjella dhe rrugicat karakteristike në San Marino. Kthimi për në Rimini. Vizitë e monumenteve kryesore në Rimini: Ura Tiberius, Arch Augustus, Sheshi Tre Martiri, Piazza Cavour, Tregu vjetër i peshkut, Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.
Dita e Tetë: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në aeroportin e Riminit. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 16:50. Mbërritja në Tiranë në 18:10.
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe bagazh për check-in ka shpenzime ekstra).
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Nuk është përfshirë trageti dhe taksa e hyrjes në Venecie.
4. Sugjerohet që për shoqëruesin shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e hoteleve gjatë turit. Ne si operator përpiqemi që hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.